Rrëzimi i Paktit Detar me Greqinë, Berisha aludon sërish te Turqia: “Rama u bën synet në Topkapi”

Ish-kryeministri Berisha ka përcjellë sërish bindjen e tij se te rrëzimi i Marrëveshjes Detare me Greqinë nga ana e Gjykatës Kushtetuese pas dërgimit atje nga PS, ka gisht Turqia.

Duke e ushqyer sërish këtë tezë konspirative, Berisha “Rama është bërë synet në Topkapi”, teksa po fliste gjatë një interviste televizive në ABC News.

Këtë bindje, se tek rrëzimi i Paktit ka dorë Erdogani, Berisha e ka shprehur dhe kohë më parë në parlament, por në asnjë rast ai nuk ka artikuluar as emrin e presidentit turk e as vetë Turqinë, duke u mjaftuar të thotë “një palë e tretë e interesuar”.StrugaLajm

A mund të jetë e vërtetë?StrugaLajm

Në atë kohë, PS ishte në opozitë dhe raportet Erdogan – Rama nuk ishin kaq dukshmërisht të afërta sa sot kur ky i fundit është në pushtet. Nga ana tjetër, pretendimi i Berishës hedh hije mbi integritetin e trupësë së Gjykatës Kushtetuese që në rastin e Marrëveshjes Detare votoi pothuajse unanimisht pro-rrëzimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...