Rrihen mes vete dy familje, 10 burra e një grua të arrestuar

Një mosmarrëveshje ka përfunduar në rrahje në mes dy familjeve në Malishevë. Për këtë rast policia ka arrestuar 10 burra e një grua, ndërsa ka gjetur edhe revole.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, shtatë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.StrugaLajm

“Malishevë, 08.08.2024-12:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit shtatë (7) të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...