Rriten çmimet në bujqësi

Çmimet në bujqësi në mars këtë vit tek imputi janë rritur për 3,6 për qind, ndërsa tek autputi  rritja është 4,2 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në krahasim me marsin e vitit 2016, në pjesën e imputit, çmimet e mjeteve rrjedhëse shpenzuese në bujqësi janë rritur për 3,9 për qind, ndërsa çmimet e mjeteve të dedikuara për investime janë zvogëluar për 0,4 për qind. Në pjesën e autputit, çmimet e prodhimtarisë bimore janë rritur për 6 për qind, ndërsa çmimet e prodhimtarisë për kafshë shtëpiake janë zvogëluar për 1,4 për qind.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...