Shpenzimet e jetesës në muajin nëntor të këtij viti në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 1,2 për qind, ndërsa në krahasim me tetorin e këtij viti ulje për 0,2 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.
Sipas të dhënave të publikuara, çmimet me pakicë në nëntor të këtij viti në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar janë më të larta për 1,9 për qind, ndërsa në krahasim me tetorin kanë ulje prej 0,5 për qind.
Ulje të indekseve të shpenzimeve të jetës në nëntor të vitit 2018, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur tek pemë e freskëta dhe të ngrira për 14,3 për qind, perimet e ngrira përveç patateve dhe frutave tjera rrënjësore për 1.6 për qind, vaji dhe vajrat, perimet e thata, perimet tjera të konservuara dhe të përpunuara për 0.8 për qind, qumështi për 0.6 për qind, prodhimet tjera të furrës për 0,3 për qind, mielli dhe drithërat tjera, jogurti për 0,2 për qind.
Gjithashtu, ulje të indekseve të shpenzimeve të jetës është vërejtur edhe tek transporti me aeroplan për udhëtarët për 7,4 për qind, derivatet e lëngshme si dhe një pjesë të pajisjes për mjete personale të komunikacionit për 2,2, për qind, derivatet e lëngshme për amvisëri, pako-aranzhimet turistike për 1,6 për qind, pajisjet për pranim, incizim dhe riprodhim të zërit dhe fotografive, lojërat, lodrat dhe hobi për një për qind, aparatet e vogla elektrike për amvisëri, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës për 0,9 për qind, pajisjet informatike për 0,6 për qind, telefon dhe telefaks pajisjet për 0,4 për qind, pajisjet për fotografim dhe kinematografi dhe instrumentet optike, kopshtet, bimët dhe lulet për 0,2 për qind.
Rritje të indekseve të shpenzimeve të jetës në nëntor të vitit 2018, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patateve dhe frutave me rrënjë, për 6 për qind, pemët e ngrira për 2,2 për qind, pemët e thata dhe prodhimet bërthamore për 1,6 për qind, djathi dhe gjiza për 0,9 për qind, prodhimet tjera ushqimore për 0,8 për qind, pemët e konservuara për 0,6 për qind, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe prodhimet konditore për 0,4 për qind, vaji, peshku dhe frutat e detit për 0,3 për qind.
Në nëntor të vitit 2018, gjithashtu, rritje të indekseve të shpenzimeve të jetës është vërejtur edhe tek derivatet e ngurta për 2,3 për qind, shërbimet paramedike për 2,1 për qind, këpucët për 1 për qind, filmat për 0,4 për qind, enët e qelqit, pajisjet shtëpiake dhe pajisje tjera, pjesë rezervë dhe pajisje për transport personal për 0,2 për qind.