Rritet dhuna tek të rinjtë

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë një rritje të lehtë të dhunës, veçanërisht dhunës së bashkëmoshatarëve dhe dhunës kibernetike.

Në vitin 2022, numri i fëmijëve viktima të dhunës ishte 62, ndërsa në vitin 2023 ky numër është 74. Tri arsyet kryesore që motivojnë sjelljen e dhunshme te të rinjtë janë ndjenja e padrejtësisë (40%), zhgënjimi nga statusi i tyre social (39%) dhe mungesa e mbështetjes familjare (34%). Gjithashtu vlerësohet shumë afër mungesa e mbështetjes nga institucionet (33%).

Ndryshe, grupi i synuar për këtë hulumtim ishin të rinjtë në moshën 15 deri në 29 vjeç nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjithsej 1,235 të anketuar janë përfshirë në mostrën e anketës telefonike. Në hulumtim janë përfshi fokus grupe në qytetin e Shkupit në Manastir, Tetovë, Sveti Nikollë, Shtip, Strumicë dhe Strugë, duke përfshirë në total 63 pjesëmarrës. Anketa është zhvilluar gjatë periudhës nga 27 shtator deri më 10 tetor 2023, ndërsa diskutimet në fokus grupet janë mbajtur nga 4 deri më 26 tetor 2023.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...