Rritet numri i viktimave në Zvicër: Pandemia mund të zgjasë edhe gjatë verës

Kulmi i epidemisë së koronavirusit në Zvicër, mund të zgjatetet më vonë deri në verë, ka thënë kreu i departamentit të sëmundjeve ngjitëse të qeverisë zvicerane.

Numri i viktimave ndërkohë ka vazhduar të rritet dhe ka shkuar në 373, ndërsa numri i të infektuarve u rrit në 16.176 nga 15.575 që ishin ditën e djeshme.StrugaLajm

“Ne jemi duke llogaritur në një valë epidemike që do të ketë jo vetëm rritje, por edhe rënie graduale. Presim që kjo valë, të shtrihet përgjatë pranverës dhe verë. Deri më tani emi realizuar 123.000 teste dhe masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë do të mbeten në fuqi për një periudhë kohore të pacaktuar”, theksoi Daniel Koç.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...