Rritet qarkullimi në Qafë Thanë

 Gushti ka rritur ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve në pikat kufitare të juglindjes. Nga Kapshtica dhe Qafë Thana gjatë 24 orëve hynë në Shqipëri mbi 8500 persona dhe dolën 5500.

Janë kryesisht emigrantët nga Greqia ata që më së shumti vijnë nga Kapshtica për të takuar familjarët e tyre ndërsa të tjerë pasi kanë pushuar i rikthehen vendit fqinj, por nuk mungojnë as të huajt që vijnë në vendin tonë për pushime.

Qafëthana mbetet një tjetër pikë ku fluksi i lëvizjeve është shtuar ndjeshëm prej fillimit të këtij muaji pasi janë të shumtë ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut për të pushuar në bregdetin shqiptar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...