Rritja e çmimeve, nis protesta e 3-të në Shqipëri

Për herë të 3-të qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë dalë në protestë për rritjen e çmimeve në Shqipëri. Protesta po zhvillohet para kryeministrisë, me thirrjet për të mos rritur çmimet, pasi kjo rëndon xhepat e qytetarëve. Ndryshe nga herët e tjera, sot ka një numër të shtuar edhe të fëmijëve të vegjël që kanë ardhur në protestë me prindërit e tyre. Përpara ambienteve të kryeministrisë është ngritur edhe një kordon me efektivë policie, ndonëse janë më pakët në numër krahasuar me protestat e mëparshme. Kjo protestë është simbolikë e kërkesave të qytetarëve për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama, si pasojë e krizës globale energjetike. Dhuna nuk ka qenë e pranishme në asnjë prej protestave të zhvilluara kundër rritjes së çmimeve, por shkak të numrit të qytetarëve të grumbulluar është bllokuar vetëm një pjesë e bulevardit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...