Rritja e rasteve me COVID-19, a do të rikthehen masat kufizuese në Maqedoninë e Veriut?!

Rritja e infektimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shtuar zërat për mundësinë e vendosjes së masave kufizuese nga java tjetër.Kryeministri Zoran Zaev dje nuk prejudikoi se a do të ketë masa të reja restriktive pas rritjes së numrit të infektimeve. Ai shtoi se do të ndiqen rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive, përcjell INA.

“Për masa eventuale restriktive do të presim Komisionin për sëmundje infektive. Ata sigurisht që do të punojnë edhe fundjavave dhe të hënën në ora 9 është mbledhja e rregullt e shtabit qendror bashkërendues në Qeveri ku merr pjesë edhe ministri i shëndetësisë. Ne do të ndjekim rekomandimet e tyre”, theksoi Zaev.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se Komisioni për sëmundje ngjitëse është duke e ndjekur lakoren e rasteve të reja pozitive në Covid-19. Në këtë drejtim, ai ka bërë të ditur se po bëhen analiza dhe gjatë javës së ardhshme do të vendoset për ashpërsimin e masave anti-Covid. “Ditëve paraprake kemi pasur komunikim intensiv me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe ajo çfarë bëjmë ne tani, është se i ndjekim numrat, se nëse trendi i rritjes së numrave do të vazhdojë? A do të jetë pasqyra e njëjtë sikurse gjatë muajit nëntor? Tani për tani nuk është. Por, në fillim të javës së ardhshme do të vendosim se a janë të nevojshme masa shtesë restriktive apo jo”, tha Filipçe për televizionin Sitel.StrugaLajm

Rritja e rasteve pozitive me Covid-19 ka bërë që komunat si Negotina dhe Gjevgjelia të kërkojnë vendosjen e masave kufizuese, gjegjësisht orë policore. Gjevgjelia kërkon që ora policore të fillojë nga ora 21:30 e deri në ora 05:00. Sipas kërkesës së Shtabit të Krizës kjo duhet të vlejë derisa të stabilizohet situata. Kërkohet edhe kufizimi i udhëtarëve në transportin publik, nga 70% të ulet në 50%. Ditë më parë të njëjtën kërkesë e pati edhe Negotina. Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 11 të vdekur e 843 raste të reja me Covid-19, nga 3.519 teste të kryera. Që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj janë regjistruar 106 110 raste me coronavirus, ndërsa 3 176 persona kanë humbur jetën. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...