Rroga 400 euro ,harxhimet 500 euro

Më shumë se 500 euro janë të nevojshme për një familje prej katër anëtarësh për të mbuluar vetëm shpenzimet themelore brenda një muaji, shkruan “Zhurnal”.

Sipas të dhënave më të fundit të statistikave, shuma e shportës së konsumit është 32.671 denarë në kushtet kur paga mesatare është 24.517 denarë.

Sipas Statistikave, për një vit janë shtrenjtuar shumica e produkteve në treg. Rritja më e madhe është regjistruar tek frutat, cigaret dhe karburantet, por janë shtrenjtuar edhe perimet, vezët, mishi, qumështi, peshqit. Çmimi mesatar është rritur edhe tek biçikletat, aranzhime turistike, mobiljet …StrugaLajm

Sipas të dhënave të statistikave, deri në 73 për qind e buxhetit amiljar në muaj shkon për ushqim dhe strehim, dhe vetëm 5 për qind shpenzohen për kulturën dhe shëndetin.StrugaLajm

Në një vit, çmimet kanë rënë të produktet e bukës, drithërat, përpunimi i mishit, pijet joalkoolike, biletat e avionit, këpucët, telefonat dhe pajisjet e IT-së …

© ZHURNAL 09.04.2019, 20:16 | B.L. | 3,814 I LEXUAR“Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU.”

In : Aktuale

Loading...
loading...