Rroga më e lartë në Maqedoni është 227 mijë euro , ja kush e merr

Rroga më e lartë në Maqedoni vitin e kaluar është paguar në shëndetësinë private në vlerë prej 167.786.446 denarëve (2,7 milionë eurove në vit), transmeton Gazeta Lajm. Ndërkaq bonusi më i lartë i paguar gjatë këtij viti ka qenë në vlerë prej 25,6 milionë denarëve (416.000 eurove) për një vit, tregojnë të dhënat që i publikoi sot Drejtoria për të ardhurat publike në bazë të fletëparaqitjeve tatimore vjetore nga qytetarët në vitin 2016. sipas këtyre të dhënave rezulton se mjeku në fjalë për çdo muaj ka marrë diku 227.000 euro bruto rrogë mujore. Emri i tij nuk bëhet i ditur.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...