Rroga mesatare nuk del për nevojat e një familje

Një familjeje prej katër anëtarësh në Maqedoni në janar u janë nevojitur 32.354 denarë për përmbushjen e nevojave themelore mujore, tregon shporta sindikale konsumatore që çdo muaj e bën Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Më së shumti para apo 13.354 u janë nevojitur për ushqim dhe pije, ndërsa 10.487 denarë për shpenzime komunale dhe mirëmbajtje të shtëpisë. Për higjienë personale dhe për higjienën në shtëpi, në janar janë nevojitur 2.289 denarë, ndërsa për transport 2.349 denarë. Paratë e tjera janë për veshmbathje, për shërbime shëndetësore dhe për veprimtari kulturore.

Vlera e shportës minimale sindikale është më e madhe se neto rroga e paguar mesatare në janar e cila sipas Entit shtetëror të statistikave paraqet 23.196 denarë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...