Rroga të njëjta, çmime të larta! Qytetarët druajnë se do të vijnë kohëra edhe më të vështira

Rroga të njëjta, çmime të larta! Kjo është situata e tre muajve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Qytetarët që ka anketuar TV21 thonë se fundin i vitit 2021 edhe fillimi i këtij viti po e kalojnë me vështirësi.

E kjo sipas tyre ka të bëjë me rritjen e çmimit të produkteve ushqimore, shtrenjtimit të rrymës, por edhe gjërave të tjera elementare jetësore.

“Tregu është i njëjtë, çmimet janë të njëjta, vaji edhe mielli por këtu në treg produkte nuk janë të rritura”, thotë për TV21 një qytetar nga Shkupi.StrugaLajm

Disa mendojnë se jeta ka qenë më e mirë dhe më e lumtur para disa vitesh, kur mund të përballoheshin çmimet ushqimeve dhe energjisë elektrike. Druajnë se do të vijnë kohëra edhe më të vështira.StrugaLajm

Çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari u rrit për 9,48 për qind. Përveç rritjes së çmimit, është pezulluar edhe tarifa e lirë gjatë ditës, e cila tash vlen vetëm gjatë natës dhe të dielave./TV21

In : Aktuale

Loading...
loading...