Rruga drejt kapaciteteve turistike të Kalishtit me deponi ilegale anësh !!!

 

Degëzimi nga rruga magjistrale Strugë-Qafë Thanë në drejtim të Kalishtit prej shumë kohësh në disa pjesë të ofron një pamje aspak të pranueshme në aspektin ekologjik .Grumbuj me mbetjes të natyrave të ndryshme anësh të shoqërojnë në këtë rrugë gjë që ka provokuar edhe reagimin e të qytetarëve të Kalishtit të cilët kanë përcjellur këtë shqetësim në Strugalajm duke dërguar edhe foto të gjendjes momentale në këtë aks rrugor.Ata deri te Strugalajm ngritën shqetësimin se nëpërmjet kësaj rruge drejt hoteleve të Kalishtit apo Auto-kampeve që së fundi operojnë më shumë sukses në këtë lokalitet vijnë pjesë më e madhe e turistëve, nëpërmjet Shqipërisë, apo edhe ata nga aeroporti i Ohrit të cilët me gjasë si impakt të parë marrin një pamje aspak të pranueshme. Shumë rrugë dhe lokalitete sidomos në zonat rurale të Strugës nga qytetar të pandërgjegjshëm po shëndrohen në deponi ilegale ku hidhen në vazhdimsi mbeturina dhe plehra . Ky një fenomen që po bëhet shumë masovik dhe me pasoja të pariparushme për ambientin, dhe nëse nuk mirren masa të shpejta parandaluese nga kopetentët mund të rezultoj edhe me probleme për jetën e banorëve sepse plehrat në të shumtën e rasteve hidhen dhe përfundojn në afërsi të burimeve të ujit apo përrrockave .Ndërkohë e njëjta praktik ndiqet edhe me mbetjet ndërtimore dhe inertet të cilat hidhen ku të munden dhe ku u përshtatet qytetarëve të pandërgjegjshëm duke sjell një pamje të shëmtuar në disa vende dhe lokalitete të komunës.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...