Rruga me gropa lidh Strugën me Qafë Thanën (Foto)

Rruga magjistrale prej pikës kufitare të Qafë Thanës në drejtim të qytetit të Strugës në disa vende shfaqet e dëmtuar dhe me gropa të cilat jan bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve, situatë kjo që është bërë tmerr për shoferët dhe për ata që duhet të kalojnë për cdo ditë në të me mjetet e tyre.Por më keq kalojnë ata shofer të cilët udhëtojnë për herë të parë dhe nuk janë ambientuar me gropat, vështirësi gjithashtu sipas shoferve haset kur është moti me shi i cili pamundëson devimin prej tyre. Sipas shoferve makinat e tyre po shkaterrohen për cdo ditë, ndërsa më të zëshëm janë banorët që gravitojnë në këtë pjesë të Strugës që thonë se rrugët me gropa po i dëmtojnë makinat tyre . Shoferët edhe për ca kohë do të duhet të ruhen prej gropave në këtë rrugë magjistrale e cila është porta hyrse kryesore e komunikimit ndërmjet Maqedonis ëdhe Shqipërisë. Shoferët ankohen se makinat po’u dëmtohen prej gropave të shumta, ndërkohe konfirmojnë se gropat janë kthyer në problem për komunikacionin sepse si pasoj e tyre kanë ndodhur edhe aksidente.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...