Rruga Prishtinë – Shkup sot dhe nesër mbyllet për qarkullim

Rruga magjistrale nga Kaçaniku deri në Han të Elezit, gjegjësisht deri te vendkalimi kufitar Bllacë midis Kosovës dhe Maqedonisë sot dhe nesër do të mbyllet për qarkullim për shkak të aktiviteteve në autostradë “Arben Xhaferi” që  lidh Prishtinën dhe Shkupin.

Ministria e Infrastrukturës së Kosovës informon se rruga që lidh Prishtinën dhe Shkupin sot do të jetë e mbyllur nga ora 9 e deri në 12 dhe nga ora 14 deri në 17, ndërsa nesër nga ora 9 e deri në orën 17.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...