RRUGA QORRE E TITISTIT ZAJKO!

Qëkurse mori mandatin e kryemistrit Zoran Zaev,lideri i SDSM-së hodhi poshtë të gjitha kërkesat lypsare të subjekteve politike shqiptare siç ishte “Platforma Shqiptare” përmes së cilës kërkonin të realizonin disa të drejta e cila bazohej në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Premtimet për një jetë më të mirë për të gjithë dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe ishin pjesë e fushatës elektorale të liderit të opozitës së atëhershme Zoran Zaev, në mjediset shqiptare në zgjedhjet e fundit parlamentare. Me të marrë postin e kryemistrit Zajko “demonkrati”,ndryshon pozicionin dhe qëndrimin ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.Ai do ta hedh poshtë “Platformën Shqiptare” si të papranueshme në kundërshtim me kushtetutën e “dërzhavës FYROM” që njeh dhe mbron një komb dhe një gjuhë siç janë për ta vetëm sllavët. Njëmijë herë “haram” votat shqiptare këtij titisti të thekur që shpërdori besimin e mijëra shqiptarëve me slloganin e tij ” për një jetë për të mirë për të gjithë”,ndërsa sot shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë drejt perëndimit për një jetë më të mirë pasi që “Zajko reformatori”, nuk mbajti premtimin për një jetë më të mirë për të gjithë por vetëm për bashkëkombësit e tij. Ky është titisti me “damkë” Zajko, si pasardhës i asaj klase politike dhe ideologjie pansllaviste dhe që nuk ka dënuar akoma krimet e komunizmit jugosllav ndaj shqiptarëve për gjysmë shekulli. Ky është kryeministri” reformator” i dashur Zajko, që zhgënjehu atë pjesë e të “gënjyerve shqiptarë” se ai do të sillte bollëk ekonomik për të gjithë dhe që shqipja nuk i pengonte nëse bëhej zyrtare në mbarë territorin e Republikës. Ligji për gjuhët ishte mashtrimi i madh dhe maskarada titiste e radhës mbi barazinë e pakicave gjuhësore dhe etnike në këtë vend, ku shqipja nuk u barazua me sllavishten e Zajkos por përkundrazi serbishtja,turqishtja dhe jevgjërishtja u barazuan me shqipen.Kjo ishte “gënjeshtra e 1 Prillit”. Gjuha shqipe nuk u bë zyrtare as e barabartë me sllavishten jo vetëm për shkak të refuzimit të kryeministri Zaev, por edhe për faktin se intégristët e Ali Ahmetit humbisnin privilegjet e pushtetit ndaj dhe hoqën dorë nga kërkesat e tyre lypsare. Sot,në bisedimet me palën greke cilin do emër që pranon pala sllave,për vasalin e përjetshëm të kryeministrave sllavë Ali Ahmeti, e miraton si kompromis të palëve edhe pse ai emër injoron identitetin dhe historinë e bashkëkombësve të tij. Qëndrimi prej vasali i Ali Ahmetit për 16 vjet me radhë në qeveritë e koalicioneve qeveritare ka dëshmuar devijimin e tij dhe integristëve nga interesi kombëtar.Larg qëndrimit dhe politikës sociale së DUI-t,nuk kanë mbetur as subjektet e tjera politike shqiptare që presin momentin e parë për t’u bërë pjesë e qeverisë së koalicionit duke i shkelur parimet dhe zotimet e mëparshme. Subjektet politike shqiptare janë bërë “kashtë e koqe” mes vete për hir të pushtetit dhe levërdive financiare që përfitojnë nga aferat korruptive ,duke bërë kështu “fëli” interesin kombëtar. DUI dhe Ali Ahmeti,janë bashkëfajtorë dhe pjesë e rrokopujës së koalicionit qeverisës në rrugën qorre të titistit Zajko. Medai ShaholliStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...