Rugova: Pse nuk doja bashkëpunim me maqedonasit

B

Mendime të Ibrahim Rugovës, të thëna në librin “Çështja e Kosovës”, bisedë me gazetarët francezë Marie-François Allain dhe Xavier Galmiche

Ja çfarë kishte thënë Rugova për Maqedoninë dhe respresionin e tyre ndaj shqiptarëve:

Por kur dolëm në skenën politike, në vitet 1990-1991, unë vetë kam kërkuar një aleancë me kroatët, sllovenët dhe boshnjakët – jo me maqedonasit, sepse raporti që ata kishin ndaj popullatës shqiptare përbënte një pengesë midis nesh (nuk duhet harrojmë se represioni dhe aparteidi kundër shqiptarëve kanë filluar në Maqedoni).
Pata propozuar një koalicion demokratik, por ata nuk ia vunë veshin. Ishin nga pak megalomanë!StrugaLajm

Për më tepër, deri më 1990 të gjitha republikat dërgonin te ne shërbimet sekrete dhe policitë e tyre speciale, që të ndihmonin me këto “dhurata të vogla” shtypjen e shqiptarëve. Madje ishte policia bosnjake ajo që okupoi selinë e LDK-së gjatë një muaji më 1990. Megjithatë, kishte ndër ta që thoshin: “Ç’bëjmë këtu? Të shkretët…”. Të fundit që braktisën Kosovën qenë maqedonasit dhe boshnjakët…

In : Aktuale

Loading...
loading...