Rustemi bën edhe një premtim autostradën Kërçovë-Ohër

Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi sot bashkë me ministrin e Transporti dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe me ambasadorin kinez Zhang Zuo kanë realizuar mbikëqyrje të punimeve në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, përcjell TV21. Rustemi thotë se bashkë me të gjitha palët po zgjedhin sfidat në ndërtimin e kësaj autostrade.

“Së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësdrejtorin e NPRRSH-së, Bllagojçe Tërpevski, të shoqëruar nga ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Zhang Zuo, në teren i koordinuam punët dhe aktivitetet për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër. Me të gjitha palët e përfshira në këtë proces së bashku i zgjedhim sfidat me të cilat ballafaqohemi gjatë ndërtimit të autostradës”, tha Rustemi.

https://www.facebook.com/drzavnipatistaStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...