Ryshfeti hibrid

Ryshfeti në këtë vend tashmë është shndërruar në mendësi kolektive. Ryshfeti është morali ynë. Ryshfeti perceptohet si dhuratë, shpërblim i domosdoshëm për të marrë shërbimin e nevojshëm nga çdo institucion shoqërorë: ofiqari, polici, gjyqtari, prokurori, mjeku, arsimtari, profesori, hoxha, prifti, portierët, postierët … Ryshfeti është epidemia shumë dhjetëvjeçare, kancer, gangrenë, triper, sifiliz … me të cilët jetojnë ditë-për-ditë qytetarët e vendit tonë

Nga Shaqir ISLAMI

Ky shtet nuk ka ministri për diasporën ! Por, ka ministri për Korrupsionin-ryshfetin ! Dhe, në vend se korrupsioni të zhduket, ryshfeti lulëzon dhe tërbohet ! Kështu raporton AmnestiInternational. Nuk e them unë. Ryshfet e sundon vendin dhe mendësinë tonë. Ryshfeti është morali i vendit ku jetojmë! Për ryshfetmarrësit është i shenjtë. Për ryshfetdhënësit është mallkim. Raporti i fundit i kësaj organizate ndërkombëtare, sa është poshtëruese aq është edhe esëlluese për ne. Qeveria me të gjitha premtimet joshëse për luftën e saj pa kompromis kundër kësaj sëmundjeje patologjike, mbetën vetëm premtime mashtruese, gjoja se do ta luftonin këtë sëmundje patologjike në vendin tonë, i cili synon të anëtarësohet në familjen e bujarëve dhe esnafëve të Europës.

Ryshfet ka anekënd. Por, lypsari mbetet lypsar. Ujku qimen e ndërron, por huqet nuk i ndërron! Edhe kjo qeveri e radhës i vërteton ditë-për-ditë dyshimet dhe mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit tonë gllabërues dhe zhvatës të djersës dhe mundit të qytetarëve të ndershëm dhe punëdashës. Ministri i ryshfetit, nuk e pëlqeu analizën dhe faktet e Amnesti International, duke luajtur me lojë fjalësh i këshilluar nga mjeshtrit e ‘Marrëdhënieve me Publikun’ të punësuar nga qeveria. Ministri i ryshfetit u arsyetua, gjoja se raporti dërmues për iluzionet e qeverisjes aktuale, gjoja se ryshfeti na paskësh qenë zanat vetëm i qeverisjes së kaluar pesëmbëdhjetë vjeçare, ndërsa këtë dukuri lypsarësh nuk e kundron dhe nuk e vëren gjatë kësaj qeverisjeje.

Ministri i ryshfetit, flet si magjistari-iluzionist DavidCoperfield, i akuzoi qytetarët kinse ata e perceptojnë dukurinë e ryshfetdhënies dhe ryshfetmarrjes si një iluzion nga se, vet dukuria nuk ekzistuaka në shoqërinë tonë. Se ministri i ryshfetit nuk e percepton këtë dukuri të turpshme dhe hajdute,ka të bëjë me mendësinë e shoqërisë ku jetojmë dhe veprojmë. Në vendin tonë, ryshfetmarrja si veprimtari dhe industri funksionon qysh moti, edhe në sistemin komunist vepronte si një industri shumë fitimprurëse për të gjitha segmentet e jetës dhe në çdo institucion. Çdo zyrë e shtetit funksiononte edhe si dyqan familjar i zyrtarit. Kështu dukuria e ryshfetmarrjes dhe e ryshfetdhënies vepronte ashiqare, dhe lejohej haptazi nga institucionet.

Në këtë lojë hajdute dhe perverse kishte dy palë. Edhe sot vazhdon e njëjta lojë pederaste. Pra, dikur ryshfetmarrësit ishin zyrtarë maqedonas, të cilët i sundonin zyrat e shtetit – dhe një numër i caktuar kuislingësh-shqiptarë që ishin të lejuar të kryejnë funksione zyrtare nëpër institucione publike duke përdorur ryshfetin e majmë për ta blerë një post në ndonjë zyrë publike. Ky ishte investim i madh dhe i sigurte. Pasi blihej leja për ryshfetmarrje.

Pavarësisht nga përpjekjet e disa rrymave të ‘intelektualëve’ dhe politikanëve, të cilët përpëliten rreth debatit nëse ryshfeti në shtetin tonë është sistematik apo endemik. Këta arsyetime shërbejnë për ta mjegulluar dhe tymosur këtë dukuri hajdutqare dhe të turpshme, që ta arsyetojnë dhe të mundësojnë jetën e gjatë të kësaj industrie legale dhe legjitime në shoqërinë tonë. Ky debat është vetëmrrahja e ujit në havan, dhe asgjë tjetër.StrugaLajm

Ryshfeti në vendin tonë, dallon nga ryshfeti gjetiu. Në vendin tonë ryshfetmarrja është hibride. Pra është një gërshetim i ryshfetit sistematik dhe endemik. Ryshfeti endemik lindi në vendet ku jetojnë shqiptarët. Dhe nisma e ryshfetit ishte një armë në duart e zyrtarëve maqedonas, kundër fukarasë shqiptare. Çdo dokument: certifikata e lindjes, e vdekjes, martesës, … Pra ryshfeti niste që nga ofiqari. Pastaj policia për çdo dokument, leje për vozitje (praktika e ryshfetmarrjes së lejeve vazhdon edhe në kohën e ministrit për ryshfet, me çmimore, me rregulla, …).

Në komunizëm sidomos ka qenë përfituese dokumenti i pasaportës. Çdo e ardhme e kurbetqarëve ishte një dramë familjare. Zyra e policisë kishte spiunët në çdo fshat që merrnin pjesë në biznesin e ryshfetmarrjes. Policia pa asnjë shpjegim ia merrte kurbetqaritpasaportën. Dhe, për ta marrë dokumentin që të kthehet në kurbet ai paguante një çmim me tre deri pesë mijë marka që të kthehet në vendin e punës. Përndryshe humbte vendin e punës, me të cilin mbijetonte familja. Sa e sa tragjedi familjare shkaktonte ky biznes i zi me dijen dhe miratimin e sistemit në trojet shqiptare të Maqedonisë. Pra ryshfeti për shqiptarët, si viktima të haraç-marrjes nga zyrtarët maqedonas – dhe shqiptarë shërbëtorë të tyre, të cilët sot shiten si patriotë dhe nacionalistë – ka qenë edhe endemike edhe sistematike.

Raporti i AmnestiInternational, në bazë të dhënave jo të mjaftueshme dhe jo të plota ka ardhur në përfundim se ryshfetmarrja e sundon vendin tonë. Dhe shteti është aty ku është. AmnestiInternational nuk e ka hallin e shqiptarëve si viktima shekullore, ai e ka hallin e investitorëve të huaj. Pasi, sipas arsyetimit të ministrit të ryshfetit, gjoja se kjo dukuri hajdutqare dhe e turpshme, nuk ekziston por është vetëm perceptim i qytetarëve. Ky me sa duket nuk e kupton mirë shprehjen dhe nocionin perceptim.

Ryshfeti në këtë vend tashmë është shndërruar në mendësi kolektive. Ryshfeti është morali ynë. Ryshfeti perceptohet si dhuratë, shpërblim i domosdoshëm për të marrë shërbimin e nevojshëm nga çdo institucion shoqërorë: ofiqari, polici, gjyqtari, prokurori, mjeku, arsimtari, profesori, hoxha, prifti, portierët, postierët … Ryshfeti është epidemia shumë dhjetëvjeçare, kancer, gangrenë, triper, sifiliz … me të cilët jetojnë ditë-për-ditë qytetarët e vendit tonë. Allo, ministër i ryshfetit, ryshfetdhënia nuk është thjeshtë perceptim, është realitet i hidhur i ryshfetdhënësve të detyruar.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)

In : Aktuale

Loading...
loading...