Sa herë pyesim veten: A ekziston Zoti? Ja si e shpjegon një shkrimtar hungarez

Në barkun e një nëne ishin dy fëmijë. Njëri pyeti tjetrin:
“A beson në një jetën pas lindjes?”

Tjetri u përgjigj: “Është e qartë, duhet të jetë diçka pas lindjes së fëmijës. Ndoshta ne jemi këtu për t’u përgatitur për atë që do të vijë më vonë”. “Dokrra”,- i tha i pari.
“Nuk ka jetë pas lindjes. Çfarë lloj jete do të ishte?”

I dyti tha:
“Unë nuk e di, por do të ketë më shumë dritë se këtu. Ndoshta ne mund të ecim me këmbët tona dhe të hamë me gojët tona. Ndoshta ne do të kemi mënyra të tjera që ne nuk mund të kuptojmë tani”.

I pari u përgjigj:
“Kjo është absurde. Ecje është e pamundur. Dhe të hamë me gojë!? Qesharake! Zorra e kërthizës na ofron të ushqyerit dhe çdo gjë tjetër që na nevojitet. Zorra e kërthizës është shumë e shkurtër. Jeta pas lindjes është jashtë çdo diskutimi”.

I dyti këmbënguli: “E pra, unë besoj se ka diçka dhe ndoshta ndryshme nga ajo që është këtu. Ndoshta njerëzve nuk do tu duhet më ky tub fizike…”StrugaLajm

I pari e kundërshtoi:
“Dokrra dhe përveç kësaj, në qoftë se ka me të vërtetë jetë pas lindjes, pse, askush nuk është kthyer kurrë prej andej? Lindja është fundi i jetës dhe në pas-lindjen nuk ka asgjë tjetër, vetëm errësirë, heshtje dhe harresë! Lindja nuk do të na sjellë askund”.

“Bhoo, unë nuk e di”,- tha i dyti,- por ne me siguri do të gjejmë nënën, dhe ajo do të kujdeset për ne”.StrugaLajm

I pari i tha:
“Mami, ti me të vërtetë beson tek mami? Kjo është qesharake. Nëse mami është aty, atëherë, ku është ajo tani?”

I dyti tha:
“Ajo është e gjitha rreth nesh. Ne jemi të rrethuar prej saj. Ne jemi në të. Prej asaj ne jetojmë. Pa të, kjo botë nuk do të ishte dhe ne nuk mund të ekzistonim.”

Ai i pari tha: “Epo, unë nuk mund ta shoh atë, atëherë për mua është logjike se ajo nuk ekziston.”
Por i dyti u përgjigj: “Nganjëherë, kur qëndron në heshtje, në qoftë se përqendrohesh vërtetë për të dëgjuar, mund të vëresh praninë e saj dhe të dëgjosh zërin e saj prej atje lart”.

Kjo është mënyra e një shkrimtar hungarez për shpjeguar ekzistencën e Zotit. /Peregrinus/


Loading...
loading...