Sa janë të besueshme dhe të verifikueshme shifrat që japin organet kompetente për të prekurit me virusin Korona?

Bekim Qoku

Po e përsëris, në një vend ku statistikat janë çështje pazari, pse mos dyshojmë se numrat që i dëgjojmë nuk paraqesin thjesht interesin e një grupi, partie, qeverie?
Mund të jenë shifra, p.sh. që diktojnë datën e zgjedhjeve. Mund të jenë shifra për deklarata të tilla si të Akademisë së Shkencave dhe arteve të MKV.
Mund të jenë shifra nga lobistë të ndryshëm për përfitime të tyre.StrugaLajm

Në shtetet normale evropiane numri i të prekurve bie, megjithëse janë liruar masat shtrënguese. Pse ndodh e kundërta në MKV, nuk ka aspak transparencë.StrugaLajm

E kam shumë kollaj të imagjinoj skenën ku disa njerëz të ulur në ndonjë zyrë me nga një birrë a makjato në dorë duke diskutuar për shifrën e radhës: A: “Si thua 79 për sot?”. B: “Pak. Unë them 148”. C: “Nuk të duken pak si shumë. Për sot mirë do ishte 102 dhe nesër 83″….

In : Aktuale

Loading...
loading...