BLENDI PETROL
Aktuale

Sa punësime janë bërë nga formimi i Qeverisë LSDM – BDI, kërkohet llogari?

Në njërën prej mbledhjeve të Qeverisë është kërkuar nga Ministria e Financave që të publikojë të dhëna se sa punësime janë realizuar nga forimi i Qeverisë mes LSDM dhe BDI. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi para tre javëve ka kërkuar me shkrim që ti dorëzohet pasqyrë e detajuar nga Ministria e Financave rreth punësimeve që janë realizuar nga qershori 2017 deri në fund të marsit, informon INA. Qeveria në mbledhjen e 60-të ka obliguar ministrin e financave, Tevdovski që të sigurojë të dhënat, por nga ministria e ekonomisë thonë se ende nuk i kanë marrë të dhënat. Ministri i ekonomisë ka kërkuar siç thuhet të dhënat për të zbatuar sistematizimin në administratën publike.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button