Sa të mbrojtur jeni nëse e keni kaluar Covid-19/Studimi

Studim: 91 për qind rrezik më i ulët nga infeksioni me muaj pas nënshtrimit nga Kovid-19

Personat që e kanë kaluar Kovid-19 kanë 91 për qind rrezik më të ulët nga infeksioni në shtatë muajt e ardhshëm, tregon studimi i Fakultetit të Mjekësisë në Grac, publikuar në European Journal of Clinical Investigation.StrugaLajm

Ky nivel i imunitetit është vetëm pak më i ulët se ai që e jep vaksina Fajzer/Bionteh e cila është treguar se është efektive 95 për qind.

Kjo do të thotë që një infeksion i mëparshëm me koronavirusit krijon pothuajse të njëjtin nivel të mbrojtjes si njerëzit e vaksinuar, të paktën për një periudhë më të shkurtër, sipas një studimi të kryer në Austri, njoftoi DPA.StrugaLajm

Studimi analizoi se si njerëzit që ishin infektuar në valën e parë të infeksionit, nga shkurti në prill, kaluan në valën e dytë nga shtatori në nëntor.

Në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë në Austri, ata kishin rezistencë dukshëm më të fortë ndaj infeksioneve.

In : Aktuale

Loading...
loading...