Aktuale
SALLON ONDULIMI NË KUSHTE NATYRE!!!
Nuk është as në Pakistan e as në Kamboxhia, dy vende këto të njohur për prerje dhe rregullim flokësh në ambiente të hapura! Ky “sallon ondulimi” në një qoshe të rrugës ku kalojnë edhe automjete, gjendet në lagjen Tophana në Shkup, më saktësisht – përballë Ambasadës së SHBA-ve. Pronarja dhe parukierja duket të jetë e nacionalitetit rom, ashtu sikurse burri i ulur afër saj, me gjasë “arkë pranuesi” i pagesës së shërbimeve.