Sasho Mijallkov kërkon shpëtim tek falja e Ivanovit

Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, kërkoi që të mos gjykohet në rastin “Target-Fortesa” për përgjimin e paligjshëm për shkak se u fal nga presidenti Gjorge Ivanov. Avokati i tij, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë Greke, sot në sallën e gjyqit theksoi se falja nuk mund të tërhiqet dhe se ende ka fuqi ligjore.

Për këtë kërkesë Gjykata do të japë deklaratë në seancën e ardhshme të caktuar për 31 gusht. Paraprakisht, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, gjykata vendosi që ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankulloskës, t’i gjykohet veçmas. Përveç saj, procedurë të ndarë ka edhe për ish-agjentët, Goran Gruevski dhe Nikolla Boskovski.StrugaLajm

Arsyeja për këtë është kërkesa e tyre për azil në Greqi, ndërsa në mënyrë plotësuese në nëntor duhet të gjykohen për pasaportat e rreme bullgare me të cilët donin të arrinin në Hungari.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...