Sazan Guri shpall mosbindjen civile: Koronavirusi është një mashtrim i madh

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, Sazan Guri tha se koronavirusi është një mashtrim i madh njerëzor.

Guri shpalli mosbindjen civile dhe u shpreh se nuk i bindet më urdhrave të qeverisë.

Guri: Gjithë kjo është një mashtrim i madh njerëzor, një ekzagjerim. Ekzistonte një situatë virusale, por meqë ishte hera e parë, ishte më i fortë. Biles unë qysh tani shpall mosbindjen civile. Nuk i bindet më urdhrat të qeverisë, se jam i bindur se dielli, uji dhe ajri janë ilaçi ndaj virusit.

Ditë më parë edhe Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan i diplomuar në Universitetin MIT të Bostonit. Ai është aktualisht kandidat republikan për senatin e shtetit Massachussets.StrugaLajm

Doktor Shiva u vu në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi një video e postuar prej tij në You Tube pati një audiencë të jashtëzakonshme me miliona shikime dhe mijëra shpërndarje në rrjetet sociale. Aty Dr. Shiva bën akuza të forta rreth çështjes së koronavirusit. Ai thotë se pandemia e koronavirusit, po përdoret sipas tij, nga disa elementë për të arritur kontrollin mbi njerëzit.StrugaLajm

“Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar mandatimin e disa ilaçeve” – shprehet ai.

Dr. Shiva thotë se nga kjo situatë janë demokratët që po e ndezin situatën për përfitime politike dhe se “firmat farmaceutike po hasin shumë vështirësi për miratimin dhe prodhimin e ilaçeve dhe se duhet kohë dhe miliarda dollarë që të marrin miratimin”.

Sipas tij janë emra të fuqishëm që po imponojnë frikë rreth kësaj pandemie dhe që duan ta shfrytëzojnë në favor të tyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...