Sekretari i Natos: Miratimi i ligjit për gjuhët ishte hap i rëndësishëm

Sekretari i pergjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij në kuadër të seanës së 30 në Kuvend, tha se e përshendet punën që ka bërë Qeveria e Maqedonisë, pasi para 9 muajsh kishte një shtet jostabil ndërsa tani kanë krijuar një shtet të mundësive. Ai tha se edhe përkundër sfidave qe vendi ka, NATO dhe anëtarët e kësaj aleancë do të përkrahin në kalimin e të njejtave, investimin në mbrojtje dhe në luftën kundër korrupsionit. Ai tha se diversiteti duhet parë si forcë dhe jo dobësi, raporton Almakos.com

“Jemi të impresionuar nga entuziazmi juaj për tu anëtarësuar në NATO dhe është gjë e mirë përpjekja dhe puna që bëni. Prej këtu e përshendës vullnetin e Qeverisë tuaj, që ndihmoi të zgjidhet kjo pyetje, për çështjen e emrit. Miratimi i ligjit për gjuhët ,javën e kaluar ishte një hap i rëndësishëm. Të shpresojmë se do të kemi përparim të njëjtë për zgjedhjet, dhe shumë çështje të tjera çdo vendim në këtë sallë është jashtezakonisht i rëndësishëm për vendin. I rëndësishëm është edhe roli i opozites, të ndjekin punën e Qeverisë. Ne jemi Aleance ushtarake që qëllim kryesorë ka mbrojtjen kolektive dhe e respektojmë “Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se Aleanca dëshiron ta shohë vendin tuaj se si afrohet në integrimin në strukturat euroatlantike NATO është e hapur për anëtarë të rinjë do të ju mbështesim sa të mundemi në investimin ne mbrojtje dhe luftën kundër korrupcionit.StrugaLajm

“ Jemi të vetëdijshëm se ka sfida, por jemi të gatshëm të ndihmojmë. Para 9 muajve kishim situatë tjetër tani ju nga një shtet jo stabil keni ndërtuar shtet të mundësive, dera është e hapur por ende ka shumë për të bërë por ju i keni mjetet, vizionin ndërsa në NATO keni miq të vertetë”, deklaroi ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...