Sekretet e struganit që shëtit botën me një çantë shpine

Nga Zhaklin Lekatari

Stina e pranverës po troket dhe na fton për ngjitje, ecje në natyrë apo piknik e barbekju midis lugjeve dhe luginave. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit janë të preferuarat e njerëzve që pëlqejnë turizmin sportiv, i cili është i gjallë dhe aktiv gjatë gjithë vitit, por edhe më shumë në këtë stinë të ndërmjetme. Turizmi plot aventura, me hiking, rafting, eksplorimin e gjireve, shpellave apo destinacioneve të ndryshme nuk është vetëm për operatorët e organizuar, por dhe për individë, familjarë dhe grupe shoqërore. Kështu ndodh edhe me Liridonin, i cili ka një profil Instagrami për t’u pasur zili, me foto nga destinacione mbresëlënëse dhe një punë që e mban të lidhur me zyrën, nga e cila shkëputet për të zbuluar maja, fshatra, qytete apo vise të panjohura.

StrugaLajm

Liridon Selmani është nga Struga, Maqedonia e Veriut; një 29-vjeçar, i cili pasi përfundoi studimet për Shkenca Kompjuterike, filloi punë si Software Developer. Dëshira e tij për të udhëtuar, nisi nga puna vullnetare në Wikipedia, sepse, duke qenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, iu dha mundësia të ishte pjesë e shumë konferencave botërore. Kjo ishte nxitja e parë për të, imputi që e shtyu të planifikonte eksperienca apo udhëtime të tjera, për të eksploruar edhe më shumë vende. Liridoni udhëton më shumë me miq, por ka raste kur është udhëtar i vetmuar. Për të, të dyja këto eksperienca janë të veçanta, sepse, kur udhëton me miq kënaqet me shoqërinë, ndërsa kur është vetëm, ka mundësi të krijojë shoqëri të reja.

Vendi i parë që Liridoni ka vizituar është Esini Lario, një fshat malor në veri të Italisë. Ai shkoi atje për një konferencë që përfshinte edhe shumë aktivitete të tjera, çka e bëri më mbresëlënës atë vend. Hiking, vizita në vendbanimet e vjetra, ushqimet e shijshme tradicionale dhe vera vendase, janë disa nga kujtimet e bukura që Liridoni ka. Sipas tij, ky është frymëzimi i vërtetë i të gjitha udhëtimeve që bën. Çdo nismë e sotshme, i ka rrënjët në atë udhëtim.

Ndoshta disa prej jush nuk e dinë çfarë është hiking dhe pyesin veten nëse ka ndonjë fjalë që i korrespondon në gjuhën shqipe. Në fakt, ka shumë, sepse hiking është ecje e gjatë në natyrë, nëpër shtigje, një ecje që nuk nënkupton vetëm ngjitjet në male, por edhe në kodra apo ecjen në fusha. Ndërkohë, këto shëtitje mund të ndërthuren apo kombinohen me sporte si kampingu dhe çiklizmi.StrugaLajm

Zbulimi i teknologjisë, globalizimi, komunikimi i menjëhershëm me çdo gjë dhe me këdo, na bëjnë që të jemi të përqendruar drejt qytetit dhe larg natyrës. Ecjet apo aktivitetet sportive në fundjavë, janë një mënyrë shumë e mirë e kthimit drejt tokës dhe energjisë së saj. Qetësia, liria, energjia që të dhuron aktiviteti sportiv, ndihmojnë edhe nëçlirimin e ankthit dhe stresit të akumuluar gjatë javës. Ky është shembulli që na jep Liridoni, i cili ka vizituar pjesën më të madhe të majave ballkanike, bashkë me Klubin Alpin të Strugës. Ai ka prekur majën më të lartë në Ballkan, Musallën, 2925 metra, që ndodhet në malin Rila, Bullgari; ndërkohë, Malet e Sharrit, Bjeshkët e Nëmura dhe majat e tjera të rajonit, janë çdoherë në axhendën e tij vjetore. Nëse jeni kureshtarë, si unë, udhëtime të tilla zgjasin nga tri ditë deri në një javë. Ato që janë të përqendruara në një lloj aktiviteti, për shembull sportiv, janë më të shkurtra, ndërsa udhëtimet ku vizitohen më shumë qytete dhe më shumë pika në ato vende, zgjasin më shumë.

Përveç vendeve të Ballkanit, në listën e Liridonit si destinacione të kompletuara qëndrojnë Afrika Jugore, Kanadaja, Armenia, Suedia, Zvicra, Gjermania, Turqia, Portugalia, Franca, Hungaria dhe Italia.

Megjithatë këto shtete kanë edhe shumë vende të tjera që Liridoni mund t’i vizitojë përsëri në të ardhmen.

Nëse frymëzoheni nga Liridoni për një udhëtim të ngjashëm, kini parasysh që çelësi i suksesit është organizimi, që nga transporti e deri tek ushqimi apo pijet specifike. Kjo është një mënyrë e mirë për të kursyer kohë dhe për të mos humbur asgjë të rëndësishme nga një vend, kurse, në disa raste, zgjedhjet ia lëmë rastësisë apo dhe hulumtimeve të rastësishme gjatë rrugës. Ndërkohë, personazhi ynë, udhëtimet e radhës i përcakton sipas rekomandimeve të miqve apo dhe hulumtimit personal. Pastaj, ka dhe raste kur vizitat lidhen me konferencat e punës, të cilat të motivojnë ta zgjatësh udhëtimin edhe pak ditë më shumë, për të eksploruar vendin ose qytetin përreth.

Liridoni, ndonëse ka vizituar dhe planifikon të vizitojë shumë shtete të tjera, nuk vetëquhet bloger udhëtimesh, një profesion ku gjysma e popullsisë nuk e ka idenë se çfarë bëhet, ndërsa gjysma tjetër është paragjykuese. Kjo është vetëm një ide, por sipas tij është një angazhim që kërkon kohë dhe më shumë udhëtime, ndoshta dhe ndryshim të profesionit.

Ta kthesh udhëtimin në profesion, të mëson dhe disa sekrete që në rastin tonë kanë…Artikullin e plotë e lexoni në revistën Living online.

In : Aktuale

Loading...
loading...