Selami Kolonja atakon festivalet: Janë kthyer në pazar!


Këngëtari i njohur Selami Kolonja dhe vajza e tij Majsela ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

Majsela tregoi më shumë për eksperiencën në “The Voice Kids”, ku kaloi me sukses fazën e audicioneve të fshehura, e tashmë është pjesë e garës në skuadrën e Miriamit.

Ndërkohë, Selamiu u ndal për të folur rreth të rejave nga jeta e tij profesionale, duke treguar se preferon që këngët e realizuara t’i publikojë për kënaqësinë e tij dhe të publikut, e jo për të konkurruar në tregun muzikor.

Ai pranoi se ka ngelur i pakënaqur nga mënyra e organizimit të festivaleve ku ka marrë pjesë, e kjo falë mungesës së transparencës në zgjedhjen e fituesve.

Sipas tij, çdo gjë ndërtohet bukur në fillim, por më pas fillojnë pazaret.

“Kur duam të penalizojmë dikë është shumë e lehtë, pasi muzika është shije”, shtoi më tej këngëtari.

Top Channel


Loading...
loading...