Serbia rrit çmimet e taksës rrugore, mërgimtarët do paguajnë më shtrenjtë

Serbia në pikun e sezonit turistik veror nga 10 korriku vendosi që të rris çmimet e taksës së rrugës nëpër pikat e pagesës përmes korridorit më të frekuentuar rrugor, që shfrytëzohet nga të huajt, për edhe mërgata jonë që kthehet në vendlindje për pushime.

Çmimet janë rritur për rreth 10 për qind, kështu që nga e mërkura tarifa nga Beogradi në Shid do të kushtojë 500 dinarë, nga Obrenovci në Preljina 560 dinarë, nga Beogradi në Suboticë 800 dinarë, nga Beogradi në Nish 1,130 dinarë, nga Beogradi në Dimitrovgrad 1,670 dinarë. Sipas kursit të këmbimit 1 euro është 116 dinarë.

Nga kjo rritje do të përfitojnë një ulje prej 10 %, pronarët e makinave EURO 6, por ata që kanë kartelat elektronike të pagesës. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...