Zbulohet çmimi / Ja sa mund të kushtojë ilaçit potencial për shërimin e koronavirusit

Ilaçi potencial për Kovid-19 do të kushtojë prej 2.340 deri në 3.120 dollarë
Kompania “Gilead” me seli në Kaliforni, ka vendosur që çmimi i remdesivir, ilaçi potencial për Kovid-19 të kushtojë 2.340 dollarë për trajtim pesë ditor në SHBA dhe vendet tjera të zhvilluara.

Çmimi është më i ulët se 5.080 dollarë, siç ka rekomanduar Instituti për analizë ekonomike, grupi amerikan për hulumtimin e çmimeve.

Instituti si çmim më të ulët për ilaçin propozoi çmim prej 2.520 deri në 2.800 dollarë, nëse deksamtazoni i lirë steroid, i cili nuk ka patent mbrojtës, miratohet për mjekimin e koronavirusit.StrugaLajm

Remdesiviri është ilaç për përdorim urgjent tek disa pacientë në SHBA. Çmimi i remdesivirit për pacientë në SHBA-ja me sigurim privat do të kushtojë 520 dollarë për një dozë, ndërsa pasi mjekimi përbëhet nga gjashtë doza, gjithsej do të kushtojë 3.120 dollarë. Kjo është për 33 për qind më shumë sesa që “Gilead” u ka paguar qeverive të vendeve të zhvilluara – 390 dollarë për një dozë gjegjësisht 2.340 dollarë për cikël.StrugaLajm

“Gilead” ka shënuar marrëveshje me Ministrinë amerikane të Shëndetësisë, agjencitë dhe shtetet që të organizohet dërgesa e ilaçit deri tek spitalet deri në fund të shtatorit.

Bashkimi Evropian lejoi përdorimin e ilaçit me kusht që pacienti vetëm kur pacienti është në gjendje të rëndë.

In : Aktuale

Loading...
loading...