Shanset që të kualifikohet më tej Shqipëria-ja skenaret

Shqipëria barazoi 2-2 ndeshjen e kësaj të mërkure kundër Kroacisë dhe me 1 pikë të marrë gjendet në vendin e tretë në Grupin B të Europianit. Kuqezinjtë lënë pas kroatët për shkak të golavarazhit më të mirë.

Në pritje edhe të ndeshjes mes dy “superfuqive”, Italisë dhe Spanjës mbrëmjen e së enjtes të gjithë kanë nisur të bëjnë llogaritë se si mund të kualifikohet Shqipëria.

Për të marrë vendin e dytë në grup është shumë e vështirë pasi përveç fitores ndaj Spanjës në ndeshjen e fundit të 24 qershorit duhet që Italia të humbë thellë ndaj Spanjës dhe Kroacia të fitojë minimalisht ndaj axurrëve.

Skenar i komplikuar. Ndaj, Shqipëria duhet të synojë kalimin më tej nëpërmjet 4 vendeve të treta më të mira që do të dalin nga 6 grupet.
StrugaLajm

Momentalisht Shqipëria mban vendin e dytë në listën e vendeve të treta më të mira, pas Sllovenisë. Megjithatë skuadra e Sylvinho ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera dhe do të duhet të pritet si do të shkojnë rezultatet edhe në grupet e tjera. Kuptohet se do të na duhej një mrekulli ndaj Spanjës.

Një fitore e kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë. Një barazim me “furinë e kuqe” do të na çonte në kuotën e 2 pikëve, por për të qëndruar në vendin e tretë do të duhej një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë. Megjithatë me 2 pikë do të jetë e vështirë për të shkuar më tej dhe vlerë do të marrë golavarazhi.

In : Aktuale

Loading...
loading...