Shaqiri bëhet lojtari më i shtrenjtë shqiptar

Shaqiri kur e filloi karrierën e tij si futbollist, ndoshta kurr nuk e kishte menduar se do të bëhej lojtari më i shtrenjtë shqiptar. Sot vlen 55 milionë, transemton Gazeta Metro. Blerja e futbollistit nga Kosova, po del të jetë një vendim shumë i duhur për Liverpoolin. Ekipi anglez e bleu Shaqirin për 14.7 milionë euro, mirëpo sot atij i është rritur vlera për 40.3 milionë euro.

Forma e mirë e yllit të futbollit, golat dhe asistet e shënuara jo vetëm që ia kanë rritur pasurinë atij, por edhe e kanë bërë Liverpoolin një ekip plotësisht ndryshe këtë sezonë. Klubi anglez ndodhet vetëm 15 ndeshje larg titullit të parë të Premier Ligës. Kujtojmë se Xherdan Shaqiri u transferua nga Stoke City për në Liverpool me 13 korrik të vitit të kaluar, dhe ka kontratë me këtë ekip deri në vitin 2023.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...