Shefik Bajrami, drejtor i BSP-së, shqiptari i parë në këtë post të rëndësishëm në polici

Për herë të parë do të jetë shqiptar drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike në MPB-në e Maqedonisë.

Drejtor në këtë post do të jetë Shefik Bajrami, i cili gjatë kohë është i angazhuar në MPB, duke kaluar pozita të ndryshme.

Ai deri tani ka qenë ndihmës drejtor në BSP, ndërsa para kësaj ka qenë edhe kryeshef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë.StrugaLajm

Byroja e Sigurisë Publike ka nën kontroll policinë e uniformuar dhe sektorë të tjerë të MPB-së. Ndërsa edhe kësaj radhe me Drejtorinë e shërbimit sekret DSK do të drejtoj kuadër maqedonas, edhe pse pritej edhe në këtë detyrë të vjen një kuadër shqiptar.StrugaLajm

Po ashtu në MPB postin e zëvendësministrit do ta ketë Nazim Bushi, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e drejtorit të bordit të Telekomit të Maqedonisë së Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...