Sheiku nga Katari i interesuar për investim në Ohër

Sheiku Jasim Bin Hamad Al Thani nga Katari ka qëndruar në Ohër për disa ditë, duke shqyrtuar disa vende të lira për ndërtim të hoteleve.

Ai ka realizuar takim me kryetarin e Ohrit, Jovan Stojanoski, të cilit i janë prezantuar mundësitë për investime në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.StrugaLajm

Siç informoi vetëqeverisja lokale, pas prezantimit të mundësive për investime, mysafiri i lartë nga Katari ka vizituar disa nga lokacionet e propozuara dhe ka paralajmëruar se së shpejti do ta njoftojë kryetarin Stojanoski për qëllimet e tij konkrete për investim.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...