Shenjat që tregojnë se po i pëlqeni dikujt

Si mund ta kuptoni nëse po i pëlqeni dikujt? Mos i dëgjoni këshillat e revistave të ndryshme, por dëgjoni zbulimet e një studimi të ri psikologjik mbi sjelljen dhe joshjen.

Hulumtimi, i cili është publikuar para pak kohe në revistën ‘Psychological Bulletin’, ka kryer një analizë mjaft interesante mbi shenjat të cilat i dhurojmë kur dikush na tërheq, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se sjelljet si kontakti me sy, buzëqeshja, qeshja dhe inicimi i bisedës kanë qenë më së shumti të ndërlidhura me joshjen në të gjitha kulturat e botës.StrugaLajm

Në kulturat Perëndimore, imitimi i sjelljes dhe lëvizja e kokës gjithashtu janë vlerësuar si indikatorë të fortë të flirtimit.StrugaLajm

Shenjat e qarta që tregojnë se dikujt po i pëlqeni janë edhe sjelljet që sugjerojnë zhvillimin e besimit dhe raportit, siç është afërsia fizike dhe interesi për të biseduar. /Telegrafi/


Loading...
loading...