Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Data 22 nëntor përbën një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë dhe në diasporën shqiptare, pasi kjo datë shënon ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.

Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare.StrugaLajm

Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...