Shënohet viktima e katërt nga shpërthimi në Rramanli

Ndërron jetë një burrë 58 vjeç, viktimë e katërt nga shpërthimi në Rramanli

Në Njësinë për mjekim intensiv të Klinikës për neurokirurgji në Shkup ka vdekur pacienti 58 vjeçar i cili ka qenë në gjendje kritike pasi pësoi në shpërthimin e sotëm të bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës, ka informuar për MIA, drejtori i Institucionit shëndetësor publik, Klinika universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe qendër urgjente, dr. Ilir Asani.

“Në gjendje të rëndë janë edhe dy gra të moshës rreth 30 dhe 50 vjeç. Në gjendje kritike, poashtu është edhe një burrë i moshuar”, ka thënë Hasani.StrugaLajm

Ky është rast i katërt i vdekjes. Në shpërthimin kanë humbur jetën tre fëmijë të moshës prej tetë, nëntë dhe 11 vjeç. Edhe shtatë persona janë lënduar dhe kanë marrë shkallë të lartë të djegieve.StrugaLajm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka qenë për vizitë te pacientët e hospitalizuar në KARIL. Filipçe ka informuar mbi gjendjen me të lënduarit dhe ka shtuar se ndërmerren masa për mjekim intensiv të tyre. Ka potencuar se me kujdes do të ndiqet gjendja e tyre.

Në gjendje kritike janë edhe një grua katër dhjetë vjeçare dhe fëmijë dhjetëvjeçar të cilët për momentin janë në mjekim  në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”- Shkup ku është pranuar edhe një grua shtatzënë e moshës rreth 20 vjeç, deklaroi për MIA drejtori i Klinikës universitare për sëmundje kirurgjikale dhe kirurg kujdestar, Luben Arsenkov.

In : Aktuale

Loading...
loading...