Sherr i madh në Austri:Shqiptarët përleshen me serbët, sirianët dhe afrikanët /Krisin edhe armët

Një grup shqiptarësh janë përleshur me serbë, austriakë, afrikanë, sirianë dhe gjermanë në stacionin e trenit në Rainerstrasse të Salzburgut.

Ngjarja ka ndodhur të mëngjesin e së shtunës, ku nga përleshja ka rënë përtokë një 22 vjeçar sirian dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjatë përleshjes ka pasur të shtëna edhe me armë.

Sipas policisë austriake, 14 djem të moshës 13 deri në 22 vjeç nga Siria, Serbia, Shqipëria, Angola, Gjermania dhe Austria mësohet se janë përleshur rreth orës 2:45 të mëngjesit pranë stacionit të trenit.StrugaLajmStrugaLajm

Gjatë përleshjes është thyer edhe xhami i një dyqani, aty pranë ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.StrugaLajm

Efektivët e policisë gjetën 22 vjeçarin sirian të rënë pa ndjenja në tokë dhe pesë të tjerë që kishin mbetur të plagosur. Ndërkaq, policia vijon të kërkojë për personat e tjerë të përshrië në këtë ngjarje teksa pistoleta e përdorur gjatë përleshjes nuk është gjetur në vendngjarje. Ndërkohë që nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i kësaj përleshjeje masive midis personave të kombësive të ndryshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...