Sherre gjithandej në Ohër njofton policia

Më 16 korrik 2022, një 25 vjeçar nga Kërçova, person përgjegjës në një objekt hoteliere në Ohër, është privuar nga liria, njofton SPB Ohër.

Ai ka kundërshtuar më parë policët të cilët me një matës zëri kanë matur zhurmën nga muzika e lartë në godinë dhe kanë konstatuar një nivel zhurme prej 79 decibel, pra rritje nga maksimumi i lejuar prej 55 decibel. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit përgjegjës dhe ndaj personit juridik do të ngrihen kallëzime përkatëse, shtojnë ata.

Më datë 16.07.2022 rreth orës 01:00, në një bar kafe në Ohër, katër shtetas të huaj kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike, ku njëri prej tyre ka lënduar me sende të mprehta një 34-vjeçar nga Ohri.

Ai është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku janë konstatuar lëndime fizike dhe më pas është lëshuar për tretman shtëpiak. SPB Ohër po punon për ndriçimin e ngjarjes, pas së cilës do të dorëzohen raportet përkatëse, thonë nga SPB Ohër.

Më datë 15.07.2022, me urdhër të mëparshëm të gjykatës, zyrtarë policorë nga Ohri kanë bastisur shtëpinë e një 47-vjeçari .

Njëkohësisht janë gjetur dhe konfiskuar një plastikë dhe tre shishe qelqi me lëngje dhe sende të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes, pas së cilës do të dorëzohet raport përkatës, thonë nga SPB Ohër.StrugaLajm

Më datë 15.07.2022, një person 27 vjeçar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në autokampin “Gradishtë” në Ohër. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Më datë 15.07.2022, është privuar nga liria një 35 vjeçar nga Ohri. Ai, më parë në shtëpinë e familjes, ka qenë agresiv ndaj një anëtari të familjes, e ka sharë dhe kërcënuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...