Shijoni fundjavën me diell

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Pasdite në pjesët malore do të ketë zhvillim të matur të vranësirave jostabile me kushte për reshje të shkurtra me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri 12, ndërsa e ditës prej 24 deri 29 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.StrugaLajm

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10, ndërsa e ditës deri në 28 gradë.StrugaLajm

Të dielën do të ketë vranësira të shtuara me erë të matur deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Nga e hëna do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe pak më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa nga e marta edhe me dukuri lokale të bubullimave.

In : Aktuale

Loading...
loading...