Shkarkohet ministri i Brendshëm i Kosovës dhe drejtori i AKI-së

Kryeministri i Kosovës Ramsh Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së Driton Gashi, transmeton kp.

Burime të portalit Koha.net brenda Qeverisë së Kosovës të enjten kanë bërë me dije se sot do të shkarkoheshin dy zyrtarë të lartë shtetërorë në lidhje me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq të lidhur me lëvizjen gyleniste. Portali kishte mësuar se do të shkarkoheshin ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Ndërsa personi tjetër që do të shkarkohet mësohet se do të jetë, Driton Gashi, shef i AKI-së, i cili erdhi në këtë pozitë në shkurt të vitit 2017, pas dorëheqjes së Agron Selimajt. Gjashtë shtetas turq që kishin leje qëndrimi në Kosovë sot me shpejtësi iu hoq ajo, u arrestuan dhe mendohet se rreth orës 13 të ditës së sotme janë ekstraduar për në Ankara. Lejet e qëndrimit ia revokoi Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa aksionin e kanë kryer AKI-ja dhe Policia e Kosovës.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...