Shkëndija mposhti Struga Trim&Lum, Ferhan Hasani debutoi me gol, ashtu siç e duan tifozët

Tre fitore të skuadrave vendase një barazim dhe dy fitore të ekpeve mysafire em 15 gola të shënuar e tre kartonë kuq është epilogu I ndeshjeve të javës së 19-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Dy ndeshjet derbi Shkëndija – Struga Trim Lum dhe Shkupi – Akadenmia Pandev përfunduan em fitore të vendasve. FC Shkupi kryeson tabelën 45 pikë.

Kampioni në fuqi, Shkëndija sot në Tetovë me një lojë të shkëlqueshme shënoi fitore shumë të rëndësishme në mbrojtje të titullit kampion duke e mundur Struga Trim Lumin me rezultat 3:1.

Për ekipin kuqezi shënuan Dashmir Elezi, ,Sindrit Guri, dhe Ferhan Hasani nga penaltia. Golin e nderit pë Struga Trim Lum e shënoi Tome Kitanovski Vlen të përmendet se në këtë ndeshje në pjesën e dytë u inkuadrua Ferhan Hasani i cili u rikthye në mënyrën më të mire duke shënuaredhe njëgol. Pas kësaj ndeshje Shkëndija renditet në vend të dytë me 37 pikë, ndërsa Struga është në vend të shtatë me 26.

ADONIS SHALA – FUTBOLLIST I KF SHKËNDIJA

“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për neve, kemi hy që të japim maksimumin 100% prej fillimit, skemi menduar të ndalemi asnjë minutë, sepse e kemi ditur se do të jetë shumë vështirë me Strugën, ashtu edhe doli, mirëpo ne i zbatuam ato që trajneri na ka thënë para ndeshjes edhe besoj që me meritë e fituam ndeshjen”

BESMIR BOJKU FUTBOLIST I KF STRUGA TLStrugaLajm

“Mendoj se ishte një ndeshje e bukur, mendoj se janë kënaqur të gjithë ata të pranishëm që kanë qenë këtu sot, mendoj se kanë parë një ndeshje të bukur, Shkëndija fitoi, mendoj se edhe fati ishte pak në anën e tyre, gjithësesi urime dhe suksese”.

Lideri në tabelën e klasifikimit FC Shkupi pjesën e dytë kampionatit e nisi me fitore dheate kundë ekipit konkurent Akademija Pandev duke fituar me përmbysje 2-1. Autor të golave për shkupin ishte Adetunj në minutën e 28 dhe 77, ndërsa golin pë strumicasit e shënoi Dimovski në minutën e shtatë

Në ndeshjet tjera të javës së 19-të u shënuan këto rezultate: Skopje – Boreci 1-1, Pelisteri Rabotniçki 0-2. Makedonija Gj.p – Tikveshi 1-0 dhe dje Bregallnica – Renova 1-2.

Tanbelën e kryeson Shkupi me 45 pikë, Para Shkëndijës që ka 37, Akademija Pandev me 35 dhe Renova në pozitën e katert me 30 pikë. /KlanMacedonia/

In : Aktuale

Loading...
loading...