SHKËPUTJA RADIKALE

Shkëlzen Halimi

Janë me qindra e qindra argumente që dëshmojnë se veprat e drejta, të matura dhe guximtare, tashmë rëndë realizohen ose, edhe nëse realizohen, kjo ndodh më shumë për shkak të një inercie të politikës ditore. Krejt kjo, si pasojë e mungesës së një kornize të qartë, të ndërtuar me letra të hapura dhe mbi verdiktin e popullit, me transparencë dhe e dukshme po nga populli, e jo që sajohet diku, prapa perdeve të zeza ku, shpejt e shpejt, bëhet një kornizë me dërrasa të kalbura dhe ku në sfond, brenda asaj kornize, qëndron portreti i interesit të ngushtë të një grupi, që ushtron zejen e manipulimit me emocionin e popullit. Ata që politikën e interpretojnë kryekëput si interes, ata do të vazhdojnë që djallin e tyre shpirtëror ta mbulojnë me vellon e engjëllit. Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut u mbetet ta bëjnë shkëputjen radikale, kuptohet vetëm nëse kanë mësuar diçka nga shumësia e pësimeve….StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...