Shkodran Mustafi i shkruan mesazh emocionues lamtumirës Mesut Ozilit

Shkodran Mustafi e ka vlerësuar Mesut Ozilin si lojtarin më vetëmohues me të cilin e ka ndarë zhveshtoren në karrierën e tij, në një mesazh lamtumirës për turko-gjermanin i cili u largua nga Arsenali për t’iu bashkuar Fenerbahces këtë afat kalimtar.

Ozil u përshëndet me bashkëlojtarët e vet në qendrën stërvitore të Arsenalit të dielën, para nisjes drejt Turqisë, duke i dhënë fund karrierës shtatëvjeçare e gjysmë në Londrën veriore.

Arsenali i dha atij leje për të udhëtuar drejt Stambollit, ku ai mbërriti të dielën pasdite dhe tani pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore para se ta finalizojë marrëveshjen me Fenerbahcen, klubin përkrahës i të cilit ka qenë që prej fëmijërisë.

Mustafi, i cili luajti përkrah mesfushorit 32-vjeçar në Emirates Stadium për katër vjet, ndien se klubi dhe bashkëlojtarët dështuan t’i ndihmonin Ozilit siç u kishte ndihmuar ai atyre me asistet e shumta.

Ozili i prishi marrëdhëniet me klubin kryekëput për shkak të qëndrimeve të tij në lidhje me myslimanët uygurë në Kinë, të cilët i kishte mbrojtur publikisht duke e kritikuar dhe e akuzuar qeverinë kineze për dhunë ndaj tyre.

Kjo i kishte përkeqësuar gjërat për të, pasi Kina dhe sponsorët i kishin bërë Arsenalit presion ta shukatnin Ozilin në rrjetet sociale në lidhje me këto çështje.StrugaLajm

“Vëlla, ju jeni lojtari më vetëmohues brenda dhe jashtë fushës me të cilin e kam ndarë zhveshtoren ndonjëherë. Ju gjithmonë do të mbaheni në mend si mbreti i asistimeve. Fatkeqësisht, ne si ekip nuk kemi qenë në gjendje të të ndihmojnë ty kur ke pasur nevojë më së shumti. Gjithë të mirat”, shkroi Mustafi në Twitter.

Tani, gjithçka që mbetet për t’u finalizuar është çështja e dokumenteve, pasi Arsenali dhe Ozili kanë arritur ujdi për ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes në vlerë prej 350 mijë funteve në javë.

Nuk do të ketë njoftim formal për largimin e fituesit të Kupës së botës nga Arsenali derisa procedurat e zakonshme të kompletohen.Promoted Content

In : Aktuale

Loading...
loading...