Shkojnë e vijnë zgjedhjet në Maqedoni, çështja shqiptare në margjinat e politikës së pushtetit maqedonas

Skender Karaçica

Në Maqedoni populli shqiptar me aktin më të lartë juridik të Kushtetutës,ka pozitën e pakicës kombëtare dhe deputetet e zgjedhur në frontin e ndarë politik,kanë mbetur veçse numbra pa ndonjë forcë për vendime të rëndësishme për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare.

Shkojnë e vijnë zgjedhjet parlamentare në Maqedoni,çështja shqiptare në margjinat e politikës së pushtetit maqedonas:
punoni ashtu si thotë shteti.

Tash sa ditë, lajm kryesor është muhabeti i partive shqiptare të përqara dhe në fronte të ndara (politike), me motive të njohura se kush më i pari do të hyjë në dyert e qeverisë së Zaevit në Shkup!

Çfarë do të ndodhë sot e nesër në qeverinë aktuale,ku shqiptarët të vetmin ,,program,, e kanë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe,ndonëse presidenti maqedonas,Gjorgje Ivanov po thotë se Maqedonia është shtet unitar dhe gjuha shqipe nuk mund të zyrtarizohet në shtetin tonë(Maqedoni)!StrugaLajm

Një grusht deputetësh shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë,çfarë do të bëjnë me shumicën apsolute të dyja partive maqedonase që saherë do të votohen,,ligjet,,në favor të shqiptarëve,do të mbivotohet me këtë shumicë e ata do të mbesin me gishta në gojë(!).

Kjo është Maqedonia unitare me popullin shqiptar pakicë kombëtare!

Çikago, 30 dhjetor 2017

In : Aktuale

Loading...
loading...