Shkolla e agjerimit islam ,një synim pozitiv

TAXHUDIN HAMIDI – TETOVË

Agjerimi eshte nje shkolle e madhe morale, arsimore dhe edukative.
Agjerimi ndihmon ne zbardhjen e mendimeve si dhe ne ekuilibrimin e frymezimeve e mendimeve te vlefshme e te sakta.
Jo rastesisht ne kulturen e agjerimit islam njohim nje numer kolekcionare te agjerimeve jashta muajit te Ramazanit.
Agjerimi per shpagime te ndryshme qe mundesoi dhe ndimoi ne luftimin dhe asgjesimin e sistemin te skllaverise.
Ajo qe paraqet nje segment domethenes te agjerimi dhe llojeve te tyre eshte se,
muslimanet gjate agjerimit te muajit te bekuar rreshtohen ne keta tre kategori te agjerimit:
1.Agjerimi i njerezve te thjeshte
2.Agjerimi i njerezve te dalluar dhe
3.Agjerimi i te dalluarve perfekt.
Permes ketyre tre kategorive reflektohet energjia e agjerimit ne fusha te ndryshme te shoqerise.
Transmeton nga Ukbe bin Amir se i derguari i Allahut ka thene:”Kush agjeron nje dite ne rruge te Allahut, Allahu e largon ate njeri njeqind vite distance nga Xhehenemi”.
Jo rastesisht e solla kete hadis, sepse na tregon se agjerimi i nje dite i gjeneratave te reja shqiptare e zgjate driten e tyre 100 vite large.
Njeriu duke agjeruar, i mbane
nen kontrolle te gjitha deshirat dhe pasionet e tij.
Gjate agjerimit , ne kete menyre, njeriu qe agjeron eshte ne nje situate ku duhet te vendos dhe te
zgjedhe midis dy urdherave te Zotit dhe ndjenjave personale.
Perzgjedhja e njeriut qe eshte i agjerueshem ne keta dite te Ramazanit vendosi te zbatoje urdherin e Krijuesit te tij.
Apo zgjodhi alternativen e luftes drejte pasioneve dhe nefsit qe erozon shtepine e lumturise ne kete bote te njeriut.
Ramazani eshte shkolla e cila ruan shtepine dhe oborin e besimtarit nga germadhat dhe shtepite e demtuara nga elementet padionante.
Ramazani, na ushtron qe me te dale nga kjo shkolle te mos mbetemi neutral, por te zgjedhim anen e fese islame dhe ligjet e saja.
Permes perzgjedhjes se agjerimit si nje shkolle qe edukon ,trupin,
mendjen dhe shpirtin e njeriut, ne jeten e perditshme fitojme kapacitete dhe energji pozitive.
Na kualifikon per pune te mira dhe hajrit.
Prandaj agjerimi islam edhe eshte nje shkolle inkluzive qe na leviz nga Ademi dhe permes sinxhirit te profeteve na sjelle deri te Muhamedi Alejhiselam.
Kete histori botrore qe perfshine ndodhite me kruciale te ecurive ne bote e ka ruajtur pa dyshim Ramazani me agjetimin e tij.
Sa i perket pritshmerise se aktualitetit agjerimi konfirmoi obligueshmerine e tij ne vitin e dyte te emigrimit-hixhretit te Muhamedit ne qytetin e Medines.
Historia e jurisprodences islame verteton ne dokumentet e saja shkencore gje e cila revitalizon petfshirjen e kategorive qe u permenden me larte.
Ne te njejtin vit ndodhi edhe lufta e Bedrit.
Dy revolucione qe bota i priste qe moti:ndryshimet e edukimit fizik,mendore dhe shpirterore qe u arriten me RAMAZANIN dhe ndryshimet me luften e Bedrit qe u arriten ne rendin shtetrore,ekonomik dhe te sigurise hapsinore-territoriale.
Qe do te thote se permes Ramazanit dhe Bedrit u siguruan dy sigiresa njerzore per boten mbare:ajo ne hapsirat edukative, intelektuale,shpirterore dhe ajo ne hapsirat toksore teritoriale.
Gje qe defton per karakteristikat ambivalente te konsolidimit mes shpirtit te njeriut dhe mbarevajtja e ne proceset sociale mbi token e sigurt dhe ne paqe.
E gjith kjo kronologji e agjetimit ta Ramazanit dhe organizimit apo zhvillimit te luftes se Bedrit ndodhe qe te vertetoj ajetin Kuranore (lel-lekum tetekkuune),we do te thote, ne gj.shqipe:”Qe te ruheni nga te keqiat”.
Me kete shprehje agjerimi rekruton elementet levizese qe dalin
ne pah.
Qellimi baze ne agjerim eshte devotshmeria.
Pse sepse devocioni e ben njeriun vigjilent dhe iu mundeson te fitojne kenaqesine hynore per te ariturave me djersin e tyre ne te gjitha dimenzionet e shoqerise dhe organizimit shoqerore.
Ali Izetbegovic ndertheniet e tij kemi preferuar kete: “goditjet e forta na zgjuan nga gjumi”.
Sakrificat dhe kontrollimi mbi pasionet e te gjitha niveleve mund te konsiderohet nje goditje e urte diciplinuese qe na solli Ramazani.
Sakrifica e agjerimit paraqet vetedisimin e popullit musliman.
Mustafa Mahmut nga Egjipti ne nje tragtat rreth kapitalizmit perendimore permend agjerimin si nje mase e fuqishme revulucionare.
Ne kete material Mustafa Mahmut thekson rastin e kolonive angleze ne hapsirat gjeografike te Indise.
Ai pershkraun se si lideri i tyre legjendare Gandi duke i kosumuar te gjitha masat politike nuk i mbeti asgje tjeter per tu cliruar nga kthetrat kolonialiste te perendimit, ai vendosi agjerimin ndaj kompanive te mesha angleze dhe prodhimeve te tyre.
Ky agjerim – bojkot i Gandit beri qe per nje kohe te shkurter menaxheret anglez te gjunjezohen para kerkesave politike te Gandit.
Prandaj agjerimi eshte nje rezistence biologjike, natyrore, shoqerore dhe se fundi origjinale fetare nga zinxhiri i te gjithe Pejgambereve, per te manifestuar format rezistente te mundshme per nje evoluim te bashkepunimit dhe mireqenies njerezore.
Mujamedi ka thene ne lidhje me agjerimin:” Agjeroni qe te jeni te shendetshem (sumu tessihu)”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...