BLENDI PETROL
AktualeStruge

Shkolla e Koroshishtit një model që duhet ndjekur

Shkolla fillore ‘’Ekrem Jakupi’’ e fshatit Koroshishtë padyshim është një nga institucionet arsimore në Komunën e Strugës që të befason për mirë me ambientin e brendshëm dhe të jashtëm që të ofron.Përvec një parku me shumë lule dhe pemë dekorative të sitemuara në një mënyrë të rregulltë dhe me plotë shije ajo që bien në sy është se në këtë institucion duket sheshit që i kushtohetnjë kujdesë i vecantë pastërtisë dhe ruajtjes së ambientit gjë që e takon shumë rrallë në shkollat e tjera të Strugës apo edhe më gjerë.Përvec aparencës mbreslënëse kjo shkollë edhe ambientet e brendshme i ka sistemuara dhe të rregulluar me shumë pasion sepse nëpërmjet fotografive ka dokumetuar veprimtarin e saj që nga viti 1946kur edhe është themeluar duke shërbyer edhe si një institucion që kujdeset edhe për të kalurën e këtij vendbanimi.Zini Jusufi, i cili prej shumë vitesh ushtron postin e përgjegjësit të kësaj shkolle tregon se parku i sistemuar me të gjitha elementet deri te stolat është një kontribut që është realizuar në mënyrë sistematike sipas mundësive me kontributin e donatorëve të shumtë jo vetëm nga fshati Koroshishtë.Jusufi tregon se I gjithë ky ambient i krijuar nuk do të ishte kështu nëse për të nuk do të kujdeseshin nxënësit ,mësuesit si dhe puntorët sanitar.’’Ne jemi munduar prej vitesh si kolektivë që të krijojmë një ambient solid në cdo pikpamje në shkollën tonë dhe deri diku ja kemi arritur këtij qëllimi.Ndërkohë e vetmja gjë që mungon në këtë shkollë është salla sportive e cila besojmë në të ardhmen do të ndërtohet dhe ne si institucion shkollor kompletohemi në cdo drejtim’’përfundon Jusufi.Për herë të parë mësimi në gjuhën shqipe në Koroshishtë ka filluar në vitin 1941 me mësuesin nga Shqipëria Pandi Treska,ndërsa që nga viti 1946 funksionon shkolla fillore .Aktualishtë në shkollën fillore ‘’Ekrem Jakupi’’ të Koroshishtit që funksionon në kuadër të shkollës qëndrore fillore ‘’Nuri Mazari’’të Dollogozhdit mësimin e ndjekin 180 nxënës prej në klasën e parë deri në të nëntën,ky një numër shumë më i vogël nëse krahasohet me disa dekada më parë kur ky numër shkonte deri në 400 nxënës.Koroshishta ndodhet në verilindje të qytetit të Strugës 12 km larg qëndres komunale dhe shtrihet në fushën e rrethuar nga mbarimi i kodrave të malit Karaorman , në lartësi mbidetare prej 740 metra . Në lindje kufizohet me fshatin Mesheishtë , në perëndim me fshatin Dollogozhdë, në jug ka fushën pjellore që kufizohet me fshatin Volinë dhe Livadhi. Në veri ka malet e Karaormanit. Ky fshat numëron 2000 banorë dhe ka rreth 400 shtëpi ne territorin e tij.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button