Shkon në 50 mijë euro çmimi për garën e paralajmëruar në Sllatinë

Shoferit nga Shqipëria që kërkonte konkurrent në një garë me veturë ku fituesi do të fitonte 10 mijë euro i është përgjigjur një shofer nga Kosova duke kërkuar që çmimi të rritet në 50 mijë euro.

Ditë më parë një shofer nga Tirana, ka kërkuar kundërshtarë që të garojnë me vetura ku çmimi për fituesin është 10 mijë euro. Në grupin ‘SpeedomaniaKS’ një anëtar me emrin Vis Kosova ditë më parë ka kërkuar shofer kundërshtarë që të garojnë në Sllatinë të Prishtinës. Ndërkaq shoferi nga Tirana ka marrë një kundërpërgjigje nga një shofer nga Kosova i cili e ka rritur çmimin për këtë garë. Në grupin e njëjtë ku ishte shpallur gara për 10 mijë euro është një shofer kosovar që është pajtuar për të garuar mirëpo që çmimi i garës të shkojë në 50 mijë euro. “Bëj gati paratë dhe tregon ku në Kosovë po dëshiron në cilën rrugë në cilin vend veturën tem e zgjedhi unë dhe le të mbetet surpirzë” ka shkruar ky shofer. Në fund ai ka vendosur shifrën 50 dhe një figurë të mijut që i bie se shoferi në fjalë ofron 50 mijë euro për këtë garë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...